Medaljen e argjendtë, Islam Dudaev shpallet nënkampion i Europës në Tiranë

Në moshën 31-vjeçare, Islam Dudaev vazhdon të konfirmohet si një nga emrat më të fortë të mundjes europiane.

25.04.2026. 22:21

Medaljen e argjendtë, Islam Dudaev shpallet nënkampion i Europës në Tiranë

Një tjetër rezultat i madh vjen për Shqipërinë nga Kampionati Europian i Mundjes që po zhvillohet në Tiranë. Mundësi Islam Dudaev ka arritur të ngjitet në podium duke fituar medaljen e argjendtë dhe u shpall nënkampion i Europës në kategorinë 65 kg, në stil të lirë.

Dudaev u ndal vetëm në finalen e madhe, ku u mposht nga rusi Bashir Magomedov, pas një përballjeje të fortë që vendosi titullin europian. Rrugëtimi i tij drejt finales ishte mbresëlënës.

Ai nisi garën me një fitore ndaj turkut Ahmet Duman në fazën kualifikuese, ndërsa më pas në çerekfinale eliminoi gjeorgjianin Nika Zakashvili. Në gjysmëfinale, Dudaev tregoi formë të lartë edhe përballë Islam Guseinovit, duke siguruar vendin në finale dhe një medalje të sigurt.

Në moshën 31-vjeçare, Islam Dudaev vazhdon të konfirmohet si një nga emrat më të fortë të mundjes europiane. Ai u shpall kampion i Europës në vitin 2024 dhe fitoi medalje bronzi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa paraqitja në Tiranë e forcon edhe më shumë statusin e tij në arenën ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)