Spektakël në fushë e në tribuna ka sjellë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i cili ka nxjerrë fitues bardheblutë me rezultatin 2-1.
Një ndjeshje e luftuar në çdo minutë, ashtu siç i ka hije dy ekipeve me më shumë historinë në Shqipëri.
Takimi filloi i matur dhe me ekipet që po studionin njëra-tjetrën për të zbuluar pikat e dobëta.
Një gabim i mbrojtjes bardheblu bëri që Partizani të kalojë i pari në avantazh në minutën e 23 me anë të Human. Tirana u hodh në portë por po gaboi shumë në pasimet e fundit.
Në pjesën e dytë shtohet dhe presioni i vendasve të cilët kishin nevojë për pikë për jetë a vdekje, duke qenë pranë fundit të tabelës.
Në momentin e 66 një kros i futur bukur në zonë shndërrohet në gol nga Kresic. Buçet stadiumi dhe tifozët e Tiranës kërkojnë fitore.
Pas disa rastesh të njëpasnjëshme nga të dyja krahët vjen dhe supergoli i Alvarez në minutën e 86 nga një goditje dënimi jashtë zonës.
Minutat e mbetura, Tirana kontrolloi topin dhe mori 3 pikë të rëndësishme që e nxjerrin nga zona e ftohtë e renditjes.
Pas 33 javësh kampionat bardheblutë ngjiten në vendin e 7 me 35 pikë, teksa për Partizanin komplikohet faza e Final Four.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)