Tragjedi në Angli, dy të mitur humbin jetën nga zjarri, në pranga nëna

Forcat zjarrfikëse arritën në vendngjarje brenda pak minutash dhe hynë në banesë për të shpëtuar fëmijët, por fatkeqësisht ata u shpallën të vdekur në vend.

Burimi: Reading Chronicle

25.04.2026. 22:37

Tragjedi në Angli, dy të mitur humbin jetën nga zjarri, në pranga nëna

Një tragjedi është regjistruar në Wolverhampton të Anglisë, ku dy fëmijë të vegjël, të moshës një dhe tre vjeç, humbën jetën pas një zjarri të rënë në një banesë.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Mason Street, ku shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas njoftimit. Forcat zjarrfikëse arritën në vendngjarje brenda pak minutash dhe hynë në banesë për të shpëtuar fëmijët, por fatkeqësisht ata u shpallën të vdekur në vend.

Sipas Policisë, një grua rreth të 30-ave është arrestuar nën dyshimin për “shkaktim ose lejim të vdekjes së dy fëmijëve”. Ajo ndodhet ende në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë.

Në momentin e mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, dy fëmijë të tjerë dhe një grua kishin dalë nga banesa. Ata u kontrolluan nga ekipet mjekësore në vendngjarje dhe nuk kishin nevojë për trajtim spitalor.

Policia dhe ekspertët forensikë po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Gjithashtu, autoritetet po mbledhin prova dhe po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa vijojnë pyetjet derë më derë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet e kanë cilësuar rastin si një incident tronditës, ndërsa familja e viktimave po merr mbështetje nga shërbimet përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)