Barcelona nuk fal, një hap larg titullit në La Liga

Me këtë sukses, Barcelona kryeson renditjen me 11 pikë diferencë, vetëm pesë javë para fundit.

25.04.2026. 18:36

Barcelona nuk fal, një hap larg titullit në La Liga

Barcelona është afruar ndjeshëm me titullin kampion në La Liga, pasi mposhti 2-0 në transfertë Getafe në stadiumin “Coliseum”.

Skuadra katalanase dominoi pjesën më të madhe të lojës, por hasi vështirësi për të çarë mbrojtjen e fortë të vendasve. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi nga Robert Lewandowski, i cili nuk arriti të shënojë me kokë. Edhe Dani Olmo pati disa tentativa, por pa konkretizim.

Goli i avantazhit erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Fermín López shfrytëzoi një moment të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Barcelonës.

Në pjesën e dytë, Getafe tentoi të reagojë me një lojë më agresive, por pa arritur të krijojë raste të pastra. Barcelona vazhdoi të kontrollojë ritmin dhe gjeti golin e dytë me Marcus Rashford, i cili përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë për të vulosur fitoren 2-0.

Me këtë sukses, Barcelona kryeson renditjen me 11 pikë diferencë, vetëm pesë javë para fundit. Katalanasit mund ta sigurojnë matematikisht titullin në ndeshjet e ardhshme ndaj Osasuna dhe Real Madrid.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)