Napoli shkatërron Cremonesen dhe shtyn festën e titullit të Interit

“Poker” fitues i të kaltërve që konsolidojnë vendin e dytë në Serie A, zikaltërit nuk mund të shpallen kampionë gjatë kësaj jave.

25.04.2026. 09:33

Napoli shkatërron Cremonesen dhe shtyn festën e titullit të Interit

Napoli ka triumfuar bindshëm ndaj Cremoneses me rezultatin 4-0, në ndeshjen hapëse të javës së 34-t të Serie A. Suksesi i të kaltërve ka shtyrë automatikisht festën e mundshme të titullit për Interin, i cili nuk mund të shpallet kampion në këtë raund.

Skuadra e Antonio Contes e zhbllokoi takimin që në minutën e 3-të me McTominay, duke u rikthyer te fitorja pas hapave fals kundër Parmës dhe Lazios. Napoli e mbylli praktikisht ndeshjen në fundin e pjesës së parë, fillimisht me autogolin e Terraçianos pas një goditjeje të Hojlund, dhe më pas me golin e Kevin De Bruyne, rrjeta e parë me aksion me fanellën e napolitanëve.

Në fillim të pjesës së dytë, Alisson realizoi golin e katërt, duke vulosur “pokerin” e të kaltërve. Në minutën e 83-të, McTominay pati mundësinë të shënonte dopietë, por gaboi një penallti, duke humbur shansin për ti rritur shifrat në 5-0. Pas kësaj fitoreje, Napoli konsolidon vendin e dytë në renditje me 69 pikë, ndërsa Cremonese me 28 pikë mbetet në zonën e rënies, e treta nga fundi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)