Një punë e pazakontë, por tepër e rrezikshme, po tërheq vëmendjen për shkak të pagesës së lartë që ofron. Kevin Schmidt është një punonjës që fiton rreth 40 mijë euro në vit për një detyrë që duket e thjeshtë, ndërrimin e një llambë vetëm dy herë në vit.
Megjithatë, ajo që e bën këtë punë të veçantë është fakti se llamba ndodhet në majë të një kulle telekomunikacioni, në rreth 450 metra lartësi. Çdo ngjitje për të kryer këtë proces i sjell atij rreth 20 mijë euro, për shkak të rrezikut të lartë që përfshin.
Edhe pse puna kryhet me masa të forta sigurie, rreziku mbetet i konsiderueshëm. Schmidt ngjitet gradualisht në kullë, i pajisur me një sistem sigurie dhe rripa mbrojtës që fiksohen në çdo hap. Për të, kjo është kthyer në rutinë, madje shpesh ndalon për të shijuar pamjen ose për të dërguar fotografi familjes.
Roli i kësaj pune është jetik. Llambat në majë të kullave shërbejnë si sinjal për avionët, duke i paralajmëruar për praninë e strukturave të larta dhe duke shmangur aksidentet ajrore.
Para se të merrej me këtë profesion, Schmidt ka punuar në mirëmbajtje dhe inspektime teknike. Ai thekson se për këtë punë kërkohet përkushtim i madh, pasi nuk është një detyrë që mund të bëhet vetëm për shkak të pagesës së lartë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)