Një projekt i veçantë infrastrukture në Britaninë e Madhe ka tërhequr vëmendje për shkak të qëllimit të tij të pazakontë, ndërtimin e një ure “të gjelbër” për kalimin e kafshëve të egra.
Ura, me një kosto prej rreth 3.7 milionë paundësh, ose pak më shumë se 4 milionë euro, do të hapet muajin e ardhshëm mbi rrugën A3 në Surrey. E quajtur “Cockcrow Bridge”, ajo ka një gjatësi prej 68 metrash dhe është e mbuluar me bimësi natyrore si shkurre dhe barishte, për të krijuar një ambient të përshtatshëm për kafshët.
Projekti synon të lidhë dy zona natyrore që u ndanë në vitet ’70 pas ndërtimit të rrugës, duke krijuar një korridor të sigurt për specie të ndryshme si gjarpërinjtë, bretkosat, baldosat dhe lakuriqët e natës. Në këto zona jetojnë edhe specie të rralla zogjsh që varen nga ky habitat për shumim.
Autoritetet e rrugëve në Britani theksojnë se ura është projektuar për të rikthyer lidhjen natyrore mes habitateve dhe për të mbështetur biodiversitetin, duke e integruar strukturën me peizazhin përreth.
Ndërkohë, projekte të ngjashme janë planifikuar edhe në rajone të tjera të vendit, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndikimin e infrastrukturës rrugore mbi jetën e egër.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)