Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Ura e Çerkezës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, një automjet i drejtuar nga shtetasja A. P. është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 42-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit tjetër është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po mbledh prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)