Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri

Aksioni i zbulimit të lojërave të paligjshme të fatit ka vijuar edhe në Tiranë, ku në kombinat është gjetur një ambient lokali i përshtatur si i tillë.

26.04.2026. 11:48

Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri

Aksioni i zbulimit të lojërave të paligjshme të fatit ka vijuar edhe në Tiranë, ku në kombinat është gjetur një ambient lokali i përshtatur si i tillë. Të arrestur janë pronari i lokalit dhe punonjësi i tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Zbulohet një tjetër lokal në Kombinat, ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Arrestohen 2 shtetas, administratori dhe punonjësi i lokalit.

Sekuestrohen celularë dhe kompjuterë që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të përshtatjes së ambienteve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 28 vjeç dhe F. Gj., 30 vjeç, pasi në zonën e Kombinatit, në lokalin që administrohej nga 28-vjeçari, dhe ku ishte i punësuar shtetasi F. Gj., ishte përshtatur ambienti për vendosjen e basteve sportive në mënyrë të kundërligjshme.

U sekuestruan, në cilësinë e provës materiale,celularë dhe kompjuterë që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)