Edhe presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin e armatosur në Darkën e Korrespondentëve të organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ai thotë se në demokraci mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog dhe jo forcë.
"E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroj që presidenti Trump dhe Zona e Parë
dhe të gjithë të pranishmit të vazhdojnë të kenë shëndet dhe siguri", shkruan në një mesazh në X presidenti Begaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)