Digjet gjatë natës makina e gazetarit të Birn, Curri: Nuk më frikësojnë dot

Gjatë natës është djegur në Bulqizë automjeti i gazetarit të Birn, Sami Curri. Policia bëri të ditur se ka qenë vetë gazetari që i ka telefonuar, dhe se është vënë në kërkim të personave përgjegjës për zjarrvënien.

26.04.2026. 12:03

Digjet gjatë natës makina e gazetarit të Birn, Curri: Nuk më frikësojnë dot


Gjatë natës është djegur në Bulqizë automjeti i gazetarit të Birn, Sami Curri. 

Policia bëri të ditur se ka qenë vetë gazetari që i ka telefonuar, dhe se është vënë në kërkim të personave përgjegjës për zjarrvënien.

"Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme", tha policia.


Vetë gazetari Sami Curri është shprehur se djegia e mjetit dyshohet të jetë e qëllimshme dhe lidhet drejt për drejt me punën e tij si g gazetar. 

"Kjo gjëja është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë dhe për punën që bëj, por së pari iu them që ata që e kanë bërë këtë veprim, as nuk do të më kërcënojnë ose frikësojnë dot sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo lloj çmimi dhe një nga çmimet kjo ishte", shprehet ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)