Të shtënat me armë ndaj Trump, Berisha: Akt horror!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjithashtu ndaj të shtënave me armë në Darkën e Korrespondentëve ku ishte i pranishëm dhe presidenti Donald Trump.

26.04.2026. 13:17

Të shtënat me armë ndaj Trump, Berisha: Akt horror!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjithashtu ndaj të shtënave me armë në Darkën e Korrespondentëve ku ishte i pranishëm dhe presidenti Donald Trump.

Ai e cilësoi një akt horror që tentoi të ndryshojë historinë me një masakër. 

Reagimi i plotë:

Akt horror!
Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shtronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.
PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)