Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një person i raportuar i zhdukur prej rreth gjashtë muajsh është gjetur i pajetë në zonën e Çardhakut.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar dhe rezulton të ketë qenë endacak. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën dhe shkakun e saktë të vdekjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)