Zelensky, intervistë për Newsmax: Zhvendosja e fokusit të SHBA drejt Lindjes së Mesme dobëson presionin ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin se ndryshimi i prioriteteve të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme po ul presionin ndaj Rusisë dhe rrezikon të zgjasë luftën në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin se ndryshimi i prioriteteve të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme po ul presionin ndaj Rusisë dhe rrezikon të zgjasë luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për Newsmax, ai deklaroi se, megjithëse mbështetja ushtarake amerikane vazhdon, presioni politik dhe ekonomik ndaj Moskës është zbutur. “Ne të gjithë duam ta ndalim këtë luftë. Problemi është se prioriteti për Shtetet e Bashkuara tani është zhvendosur drejt Lindjes së Mesme”, u shpreh ai.
Zelensky theksoi se Ukraina mbetet në kontakt të përditshëm me zyrtarët amerikanë dhe se furnizimet me armë vijojnë, përfshirë mundësinë për të blerë sisteme mbrojtëse me fonde evropiane. Megjithatë, sipas tij, armët nuk janë të mjaftueshme pa masa të forta ekonomike. “Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion me më shumë sanksione, por tani ato janë lehtësuar dhe ne e ndiejmë këtë”, tha ai.
Zelensky njoftoi se Ukraina po pret sinjale të qarta nga SHBA për vijimin e bisedimeve të paqes, ndërsa mbetet e gatshme për takime të reja javën e ardhshme pavarësisht paqartësive aktuale diplomatike.
Presidenti ukrainas ngriti shqetësimin edhe për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, duke argumentuar se kjo i mundëson Kremlinit të financojë luftën. Ai shtoi se shpreson që sanksionet të rikthehen plotësisht.
Duke folur për situatën në terren, Zelensky u shpreh se Ukraina ndodhet në një pozicion më të mirë krahasuar me muajt e fundit, por përsëriti se përfundimi i luftës mbetet prioritet. Ai gjithashtu zbuloi se ka refuzuar kërkesat e disa partnerëve për të kufizuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, pavarësisht shqetësimeve globale për energjinë.
Në intervistë, ai kritikoi edhe qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, duke theksuar se kundërshtimi ndaj ndihmës për Ukrainën përfiton Rusinë. “Nëse dikush është krenar që nuk na ndihmon, atëherë po ndihmon rusët”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë, pas një diskutimi me liderët evropianë. “Rusia ashtu edhe Ukraina thonë se duan fundin e konfliktit”, tha mes të tjerash presidenti.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Balldren të Lezhës po avancojnë, ndërsa policia ka arritur të sigurojë prova të reja që hedhin dritë mbi organizimin e atentatit ndaj bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Ekspertët e sigurisë kibernetike po paralajmërojnë qytetarët që të shmangin printimin e faturave në bankomat, pasi kjo praktikë mund të rrezikojë të dhënat personale dhe financiare.
Sipas tij, Teherani kërkon që ngushtica strategjike të hapet sa më shpejt, ndërsa përpiqet të stabilizojë situatën e brendshme politike dhe udhëheqjen e vendit.
Moska ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po rrezikon të nxisë një konflikt bërthamor, sipas Ministrisë së Jashtme ruse kërkesat e Kievit për anëtarësim në NATO dhe për garanci sigurie, përbëjnë rrezik për përshkallëzim.
Ish-drejtori i FBI, James Comey, është paraqitur në një gjykatë federale në Virxhinia, pasi u padit lidhur me një postim në rrjetet sociale që, sipas prokurorëve, përbën kërcënim ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Seanca u shoqërua me tensione të forta, ku Sekretari amerikan i Mbrojtjes u përplas me deputetin demokrat John Garamendi, i cili e kishte cilësuar luftën në Iran si një “kënetë”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke i bërë thirrje Teheranit që të “veprojë shpejt” për arritjen e një marrëveshjeje, në një kohë kur tensionet në Ngushticën e Hormuzit po ndikojnë ndjeshëm tregjet globale të energjisë.
Shtetet e Bashkuara pritet të rrisin presionin ndaj Teheranit për ta rikthyer në tryezën e bisedimeve dhe për të kërkuar më shumë fleksibilitet në qëndrimet e tij.
Kontrollori i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Jay Hurst gjatë një seance në Kongres, pjesa më e madhe e kësaj shume është shpenzuar për përdorimin e dhjetëra mijëra bombave dhe raketave.
Punonjësit e bankës i kishin bërë të qartë se pa një certifikatë vdekjeje nuk mund të kryhej asnjë veprim, burri në gjendje të dehur dyshohet se ka zhvarrosur trupin e motrës dhe e ka dërguar atë fizikisht përpara bankës si provë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën, ku dy persona të komunitetit hebre janë plagosur me thikë në zonën e Golders Green, ndërsa autoritetet britanike e kanë cilësuar incidentin si akt terrorizmi.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur një standard të ri për rregullat e paraqitjes personale, duke kufizuar në një periudhë maksimale prej 12 muajsh përjashtimin mjekësor që u lejon ushtarëve të mos rruhen.
Komente (0)