Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mbrojtur kërkesën për një buxhet prej 1,500 miliardë dollarësh për mbrojtjen, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për situatën aktuale. Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, ai deklaroi se kërkesa e presidentit Donald Trump “pasqyron urgjencën e momentit”, duke e përshkruar buxhetin si “historik” dhe “buxhet lufte”.
Pete Hegseth theksoi se Pentagoni duhet të rikthehet në një gjendje gatishmërie të lartë, duke argumentuar se gjatë viteve të administratës së Joe Biden ka pasur nëninvestime në sektorin e mbrojtjes. Seanca u shoqërua me tensione të forta, ku Sekretari amerikan i Mbrojtjes u përplas me deputetin demokrat John Garamendi, i cili e kishte cilësuar luftën në Iran si një “kënetë”.
Hegseth reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, duke e akuzuar Garamendi-n se po i jepte material propagandistik armiqve të SHBA-së. “Ju duhet të keni turp për një deklaratë të tillë”, tha ai. Zyrtari i lartë amerikan shtoi se ky lloj qëndrimi “minon misionin” dhe se kundërshtimi ndaj presidentit Donald Trump po ndikon në gjykimin e deputetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)