Aksidenti me 8 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë, një nga shoferët shtetas indian

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Memaliaj, duke zbuluar gjendjen e 8 të plagosurve dhe rrethanat e përplasjes.

29.04.2026. 20:45

Sipas informacioneve më të fundit, dy nga tetë personat e lënduar ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po shqyrtohet mundësia e transportimit të tyre drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 në aksin Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete që lëviznin në drejtime të kundërta u përplasën “kokë më kokë”. Sipas policisë, njëri prej mjeteve drejtohej nga një shtetas indian 27 vjeç, ndërsa automjeti tjetër nga një 42-vjeçare banuese në Tiranë.

Mes të plagosurve janë të dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Fillimisht u raportua se të lënduarit ishin jashtë rrezikut për jetën, por të dhënat e fundit tregojnë për një përkeqësim të gjendjes së dy prej tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)