Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Irlandë, në kuadër të turit të diplomacisë parlamentare.
Ai u prit në takim nga Kryetarja e Parlamentit irlandez, Verona Murphy, ku u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar si një instrument kyç për forcimin e dialogut politik dhe afrimin mes dy vendeve.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e rolit të Irlandës në kuadër të Presidencës së ardhshme të Këshillit të Bashkimit Europian, të cilën Irlanda do ta marrë në korrik 2026, si një moment kyç për avancimin e procesit të zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Palët diskutuan gjithashtu mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, turizmi, energjia, inovacioni dhe arsimi, si dhe mbi rolin e diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve kulturore dhe shoqërore mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Irlandë nga delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Bora Muzhaqi, Genti Lakollari, Erion Malaj dhe Blendi Himçi si edhe nga Ambasadori Uran Ferizi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)