Ajola Xoxa çon në Kushtetuese sekuestrimet dhe kontrollet e SPAK, pranohet kërkesa

Palë në këtë çështje është edhe SPAK, i cili do të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Ajola Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë “Partners Law”.

29.04.2026. 09:42

Ajola Xoxa çon në Kushtetuese sekuestrimet dhe kontrollet e SPAK, pranohet kërkesa

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila kërkon shfuqizimin si antikushtetues të tre vendimeve të gjykatave më të ulëta lidhur me kontrollet në ambientet në pronësi të saj si dhe sekuestrot e pasurisë.

Kërkesa do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, ndërsa paditësja pretendon se gjatë procesit janë cenuar parimet e një procesi të rregullt ligjor, si dhe të drejtat kushtetuese.

Palë në këtë çështje është edhe SPAK, i cili do të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Ajola Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë “Partners Law”.

Më herët, në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e telefonit dhe sendeve të tjera personale të sekuestruara në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

SPAK e akuzon Ajola Xoxën për “korrupsion pasiv” në nëntë raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, si edhe për “pastrim parash”, “mosdeklarim pasurie” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Dosja ndaj saj po shqyrtohet në themel nga GJKKO, së bashku me procedimin penal ndaj Erion Veliajt dhe disa biznesmenëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)