Ekstradohet nga Londra një anëtar i grupit të Laert Haxhiut
Interpoli ka ekstraduar nga Londra një person që dyshohet se është pjesë e grupit të Laert Haxhiut.
10:20 55 ditë më parë05.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Artan Tafani ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale ku përfshihen të paktën 8 persona, ndërsa ka zbuluar detaje për vrasje, shpërthime me eksploziv, grabitje dhe aktivitete të tjera të bandës në disa qytete të Shqipërisë dhe në Greqi.
Në Gjykatën e Posaçme vijoi këtë të mërkurë procesi gjyqësor ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, personi që me rrëfimet e tij ndihmoi në zbërthimin e aktivitetit kriminal të bandës.
I pyetur nga prokurori Behar Dibra mbi mënyrën se si ishte njohur me Haxhiun dhe përfshirjen në aktivitetet kriminale, Tafani dha një dëshmi të detajuar mbi kontaktet e para me të ashtuquajturin “i forti” i Lushnjës.
“Me Laertin jam njohur nga një djalë nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt përmes Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka pyetur çfarë di të bësh, pasi kishte marrë informacione që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro”, deklaroi Tafani para trupit gjykues.
Ai tregoi se një nga aktet e para kriminale të kryera me urdhër të Haxhiut ishte vendosja e një sasie eksplozivi në banesën e Erjon Çoku në Lushnjë.
“Më ka kërkuar Laerti të vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje në pronësi të Erjon Çokut. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lekë xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkova i vura tritolin dhe kthehem prapë në shtëpi”, dëshmoi Tafani.
Interpoli ka ekstraduar nga Londra një person që dyshohet se është pjesë e grupit të Laert Haxhiut.
10:20 55 ditë më parë05.03.2026.
Autori
Leonard Selimi deklaroi se nuk kishte dëgjuar të shtëna armësh dhe se kishte gjetur një plumb brenda banesës, pranë krevatit.
14:31 62 ditë më parë25.02.2026.
Autori
GJKKO ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku, Artan (alias Marjus) Tafani, të cilëta akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale kryer në harkun kohor të dy viteve, kryesisht në zonën e Lushnjës.
15:15 137 ditë më parë12.12.2025.
AutoriSipas tij, objektivi ishte për shkak të një konflikti të lidhur me trafikun e drogës.
“Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë”, u shpreh ai.
Artan Tafani ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale ku përfshihen të paktën 8 persona, ndërsa ka zbuluar detaje për vrasje, shpërthime me eksploziv, grabitje dhe aktivitete të tjera të bandës në disa qytete të Shqipërisë dhe në Greqi.
Tafani u arrestua më 23 shtator 2023 në Lushnjë, ndërsa kërkohej për grabitjen e një pike këmbimi valutor në Astir, ku kishte marrë nën kërcënimin e armës 30 mijë euro. Hetimet zbuluan përmes ADN-së përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa sipas autoriteteve ai kishte rolin e ekzekutorit me pagesë brenda grupit të Haxhiut.
Pas emërimit të drejtorit të ri të policisë Skënder Hitaj vijojnë ndryshimet në strukturat e saj drejtuese.
12:57 22 min më parë29.04.2026.
Autori
Sipas Ristanit, këto kontrolle do të kryhen në mënyrë të njëjtë si për objektet që kalojnë procedurat e plota të certifikimit dhe kolaudimit.
12:27 7 min më parë29.04.2026.
Autori
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prova të reja sa i përket dosjes SASPAC, ku i akuzuar është ish ministri i Shëndetësisë dhe drejtor i këtij institucioni më pas, Ilir Beqaj.
12:11 23 min më parë29.04.2026.
Autori
Erion Veliaj mbetet në qeli edhe pas kërkesës së tij për pezullim të afatit të paraburgimit. Ka qenë ky vendimi i Apelit të GJKKO-së të dhënë këtë të mërkurë.
10:52 1 h më parë29.04.2026.
Autori
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 3 lekë çmimin e naftës dhe 1 lekë çmimin e benzinës për konsumatorët me pakicë.
10:42 1 h më parë29.04.2026.
Autori
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranësd pasi posedonte pistoletë në mjetin me të cilin udhëtonte.
09:53 2 h më parë29.04.2026.
Autori
Palë në këtë çështje është edhe SPAK, i cili do të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Ajola Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë “Partners Law”.
09:42 2 h më parë29.04.2026.
Autori
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori kufitare dhe komisariate në vend.
20:40 15 h më parë28.04.2026.
Autori
Autoritetet bën me dije se po punohet për një ridizenjim të plotë të sistemit të shpërndarjes, me synim kalimin drejt një shërbimi më modern dhe eliminimin e procedurave fizike.
17:52 18 h më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)