Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori kufitare dhe komisariate në vend.

28.04.2026. 20:40

Sipas informacioneve, Arbër Zemani është caktuar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtori i mëparshëm është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit. Në Shkodër, drejtimin e Kufirit e merr Agim Basha, i ardhur nga Akademia e Sigurisë.

Ndërkohë, Altin Lila është emëruar Drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa paraardhësi i tij, Ermal Lila, është zhvendosur si specialist në Policinë e Shtetit.

Po ashtu, Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)