I mashtronin me kontrata pune, qytetarët nga Peruja përfundonin në frontin e luftës Rusi-Ukrainë

Viktimat joshen përmes njoftimeve në rrjetet sociale, që premtonin paga të larta dhe punë civile, por sapo mbërrinin në Rusi, atyre u merreshin dokumentet dhe më pas dërgoheshin në zona lufte pa trajnim ushtarak.

28.04.2026. 21:03

I mashtronin me kontrata pune, qytetarët nga Peruja përfundonin në frontin e luftës Rusi-Ukrainë

Të paktën tetë qytetarë nga Peruja kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi u rekrutuan përmes ofertave të rreme të punës dhe u dërguan në vijën e frontit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas mediave lokale dhe transmetuesit RPP, duke cituar denoncime nga familjarë dhe avokatë, pas këtij fenomeni qëndron një rrjet ndërkombëtar që vepron mes Amerikës Latine dhe Europës Lindore.

Dëshmitë tregojnë se viktimat joshen përmes njoftimeve në rrjetet sociale, që premtonin paga të larta dhe punë civile, si kuzhinierë apo punonjës sigurie. Megjithatë, pasi mbërrinin në Rusi, atyre u merreshin dokumentet, i detyronin të firmosnin kontrata në gjuhë të panjohur dhe më pas dërgoheshin në zona lufte pa trajnim ushtarak.

Familjarët kanë raportuar më tepër se 100 raste mes të vdekurve dhe të zhdukurve, ndërsa kontaktet me ta janë ndërprerë prej javësh. Policia në Peru ka marrë dhjetëra kallëzime për trafikim njerëzish, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë ndërhyrje diplomatike për ndihmë dhe riatdhesim, të cilat mbeten të vështira për shkak të distancës dhe mungesës së garancive të sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)