Me 215 km/h, publikohen pamje nga brenda trenit që u aksidentua në Spanjë
Autoritetet spanjolle kanë publikuar për herë të parë pamje nga brenda trenit të shpejtësisë së lartë që doli nga shinat në një aksident të rëndë që i mori jetën 46 personave.
Autoritetet spanjolle kanë publikuar për herë të parë pamje nga brenda trenit të shpejtësisë së lartë që doli nga shinat në një aksident të rëndë që i mori jetën 46 personave.
Fotografitë, të përfshira në një raport të Gardës Civile të dorëzuar në gjykatë, tregojnë momentet dramatike pak para përplasjes, kur vagonët e pasmë filluan të dëmtoheshin dhe dritat u fikën. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi më 18 janar pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, pasi një segment i shinave u thye.
Foto: Garda Civile në Spanjë
Treni Iryo, që udhëtonte me rreth 215 km/h, doli nga shinat duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që detyroi një tren tjetër, Alvia, të frenonte urgjentisht, por pa mundur të shmangte përplasjen. Si pasojë, disa vagonë dolën nga shinat dhe u rrëzuan në një shpat pranë hekurudhës.
Pasagjerët kanë përshkruar momente paniku, ku u përballën me lëkundje të forta dhe u detyruan të kapeshin fort për të mos u rrëzuar. Disa prej tyre arritën të dalin nga dritaret e thyera duke përdorur çekiçët e emergjencës.
Foto: Garda Civile në Spanjë
Hetuesit kanë përjashtuar defekte teknike në trenat, duke theksuar se shkaku kryesor ishte dëmtimi i shinës. Megjithatë, raporti mbetet paraprak dhe autoritetet paralajmërojnë se hetimet vijojnë dhe mund të sjellin detaje të reja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Mbretit Charles III ka mbajtur një fjalim historik këtë të martë në Kongresin Amerikan, duke dhënë mesazhe të forta për unitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Shpenzimet ushtarake në nivel botëror kanë kapur vlerën e 2,887 miliardë dollarëve. Kjo është rritja e njëmbëdhjetë radhazi, e nxitur nga konfliktet e vazhdueshme dhe tensionet gjeopolitike në rritje në mbarë botën.
Viktimat joshen përmes njoftimeve në rrjetet sociale, që premtonin paga të larta dhe punë civile, por sapo mbërrinin në Rusi, atyre u merreshin dokumentet dhe më pas dërgoheshin në zona lufte pa trajnim ushtarak.
Këtë të martë nisi një përpjekje e re për shpëtim, e financuar privatisht. Plani synon transportimin e balenës drejt Detit të Veriut, përmes një kamioni dhe një rimorkiatori.
Një operacion i madh ushtarak në Meksikë ka çuar në arrestimin e një prej figurave kryesore të kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation, i njohur si një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në vend.
Ndërmjetësit nga Pakistani presin të marrin së shpejti propozimin e ri iranian. Burimet theksonin se presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se nuk pranon versionin e mëparshëm të planit të paqes.
Policia po verifikon dëshmitë e mbledhura në terren, ndërsa disa prej tyre sugjerojnë se viktima mund të jetë vrarë nga një person që kishte lidhje pune me të. Në kërkim është shpallur edhe pronari grek.
Vizita shtetërore e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në një moment kulmor, pasi çifti mbretëror është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë.
Komente (0)