Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një emigrant shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Mesinisë, pranë qytetit Kalamata. Sipas mediave lokale, viktima është një 42-vjeçar nga Shqipëria, i cili punonte në një stallë lopësh në zonën Bournia.
Ai është gjetur me plagë në kokë, e cila dyshohet të shkaktuar nga armë zjarri. Këto të dhëna paraprake e kanë orientuar hetimin drejt një vrasjeje në formë ekzekutimi. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Policia po verifikon dëshmitë e mbledhura në terren, ndërsa disa prej tyre sugjerojnë se viktima mund të jetë vrarë nga një person që kishte lidhje pune me të. Në kërkim është shpallur edhe pronari grek i stallës, i cili nuk është gjetur në banesë pas ngjarjes.
Kjo situatë ka ngritur dyshime për përfshirjen e tij të mundshme ose dijeninë mbi krimin. Policia greke po vijon hetimet intensive dhe ka kërkuar ndihmën e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)