Me armë në makinë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranësd pasi posedonte pistoletë në mjetin me të cilin udhëtonte.

29.04.2026. 09:53

Me armë në makinë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranësd pasi posedonte pistoletë në mjetin me të cilin udhëtonte. 

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Komisariati Nr. 4, operacioni i koduar “Poseduesi”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës, 39-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak". 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)