Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Osmani: Natë e rëndë për Kosovën

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përballojnë së bashku sfidat, duke theksuar se ndryshimet dhe zgjidhjet vijnë gjithmonë nga vetë populli.

29.04.2026. 11:31

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Osmani: Natë e rëndë për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një video-mesazhi në Facebook pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe dërgimit të vendit në zgjedhje të reja parlamentare.

Osmani e ka përshkruar situatën aktuale si një periudhë të vështirë për vendin, duke thënë se nata e fundit ka qenë e rëndë për Kosovën. Ajo ka theksuar se pavarësisht sfidave, qytetarët kanë ditur gjithmonë të rikuperohen edhe nga kriza më të mëdha.

“Ka ardhur momenti që të japim dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, me urrejtje dhe me përçarje. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, dhe aty ku ka shpifje duhet të mbrojmë të vërtetën”, tha Osmani.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përballojnë së bashku sfidat, duke theksuar se ndryshimet dhe zgjidhjet vijnë gjithmonë nga vetë populli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)