Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka caktuar çmimet e reja të tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve të cilët ulen shumë pak.
Kështu prej orës 11:30 çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të ku do të pasqyrohen ndryshimet e shitjes.
Bordi i bën thirrje çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)