Makinat përplasen “kokë më kokë”, 8 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku këtë herë kanë mbetur të plagosur 8 persona.

29.04.2026. 19:45

Makinat përplasen “kokë më kokë”, 8 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku këtë herë kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Aksidenti ndodhi në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, ku dy automjete që lëviznin në drejtime të kundërta u përplasën “kokë më kokë”. Si pasojë e goditjes, tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira pësuan lëndime.

Të plagosurit u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e policisë rrugore, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Qarkullimi në këtë segment është rikthyer në normalitet pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)