Berisha në forumin e IDU: Shqipëria përballet me rrezikun e narko-shtetit dhe pengesa serioze për integrimin

Nga Zagrebi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar situatën në vend si një pengesë madhore për integrimin në Bashkimin Europian.

29.04.2026. 20:32

Berisha në forumin e IDU: Shqipëria përballet me rrezikun e narko-shtetit dhe pengesa serioze për integrimin

Nga Zagrebi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar situatën në vend si një pengesë madhore për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë pjesëmarrjes në forumin e International Democrat Union, Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me atë që ai e quajti “ndërtimi i narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë”, si dhe me një “autokraci elektorale” që, sipas tij, po dëmton proceset demokratike dhe ekonominë.

Ai theksoi se opozita shqiptare synon të paraqesë para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke përmendur ndikimin e zhvlerësimit të euros dhe dollarit, si dhe goditjen që, sipas tij, kanë pësuar eksportet, industria dhe bujqësia.

Në deklaratën e tij, Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për rolin e krimit të organizuar, duke pretenduar se “klanët e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë”, madje duke shtuar se, sipas tij, ato kanë arritur të kontrollojnë edhe të dhënat digjitale të qytetarëve.

Ai e cilësoi këtë situatë si një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe më gjerë, duke e lidhur me çështje të sigurisë dhe stabilitetit.

Gjatë forumit, Berisha zhvilloi takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë presidentin e IDU-së, Stephen Harper, si dhe zyrtarë dhe ish-drejtues nga vende të ndryshme.

Sipas tij, diskutimet në këtë forum do të përqendrohen në çështjet e sigurisë, integrimit europian dhe zhvillimeve në Ballkan, ku opozita shqiptare pritet të paraqesë shqetësimet e saj në panele dhe në samitin e byrosë ekzekutive të organizatës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)