Gara për drejtimin e Partisë Demokratike po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa një tjetër emër konfirmon ambicien për të marrë drejtimin e saj.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar se do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar për paraqitjen e kandidaturave.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se vendimi i tij vjen pavarësisht situatës që e cilëson si “farsë”, duke shtuar se nuk do të ndalet në përpjekjet për të reformuar dhe demokratizuar partinë. “Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike”, u shpreh ai.
Salianji përdori edhe një referencë simbolike, duke cituar Naim Frashëri, ndërsa theksoi rëndësinë e vlerave perëndimore për zhvillimin e vendit.
Ai shtoi se ndodhet në vendin ku lindi Magna Carta, duke e cilësuar këtë si një moment me domethënie për angazhimin e tij politik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)