Bileta në finalen e Champions League ndërmjet Atletico Madrid dhe Arsenal do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, që do të luhet më 2 maj në Londër. Dueli i dytë gjysmëfinal, i luajtur në “Ëanda Metropolitano” përfundoi në barazim 1-1.
Në një sfidë ku agonizmi dhe loja e fortë ishin më superiore se cilësitë teknike, skuadrat shtynë çdo diskutim për 90 minutat e ardhshme. Arsenali kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Gyökeres, me një penallti të saktë në fundin e pjesës së parë.
Atletico reagoi sapo nisi fraksioni i dytë i lojës dhë barazoi me një tjetër penallti të akorduar. Ekzekutimi nga 11 metrat u morr përsipër nga Julian Alvarez, që nuk gaboi në minutën e 56-të. Gjyqtari Danny Makkelie akordoi një penallti të tretë në të 81-ën, por për zhgënjimin e lojtarëve të Arsenal, ai ndryshoi mendim pas konsultimit me sistemin VAR.
Pavarësisht tentativave të dy skuadrave në minutat e fundit të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar. Atletico dhe Arsenali u ndanë në barazim, por “topçinjtë” kanë avantazhin e faktorit fushë në ndeshjen e kthimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)