Prag tragjedie, avioni me pasagjerë përplaset me dronin në 1 mijë metra lartësi

Një incident i pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një avion pasagjerësh dyshohet se është përplasur me një dron gjatë fluturimit.

Burimi: Daily Mail

29.04.2026. 22:10

Prag tragjedie, avioni me pasagjerë përplaset me dronin në 1 mijë metra lartësi

Një incident i pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një avion pasagjerësh dyshohet se është përplasur me një dron gjatë fluturimit. Sipas United Airlines, fluturimi 1980, një Boeing 737 që ishte nisur nga San Francisko drejt San Diegos, raportoi një përplasje të mundshme me një objekt ajror në një lartësi rreth 1 mijë metra. Piloti deklaroi se objekti ishte “i vogël, i kuq dhe me shkëlqim”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë qenë një dron.

Avioni kishte në bord 48 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi, ndërsa ulja në aeroportin ndërkombëtar të San Diegos u krye pa probleme. Kompania ajrore bëri të ditur se pas një kontrolli të detajuar nuk u konstatuan dëmtime në mjet dhe pasagjerët zbritën normalisht.

Autoriteti amerikan i aviacionit, Federal Aviation Administration, konfirmoi se ekuipazhi kishte raportuar praninë e një droni rreth 300 metra më poshtë gjatë afrimit për ulje, ndërsa kontrolli ajror njoftoi pilotë të tjerë pa marrë raportime shtesë.

Sipas rregullave, dronët nuk lejohen të fluturojnë mbi 120 metra pa autorizim të posaçëm dhe duhet të shmangin zonat pranë aeroporteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)