U ble 88 milionë paunde, ylli i Chelsea-t pezullohet 4 vite

Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.

Burimi: Daily Mail

29.04.2026. 23:04

U ble 88 milionë paunde, ylli i Chelsea-t pezullohet 4 vite

Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.

Futbollisti 25-vjeçar ukrainas ka depozituar apelimin më 25 shkurt, por ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes. Mudryk nuk ka luajtur për Chelsean që nga 28 nëntori 2024, në një ndeshje të Conference League kundër Heidenheim, ku edhe shënoi gol para se pezullohej.

Lojtari, i transferuar nga Shakhtar Donetsk për rreth 88 milionë paund në vitin 2023, ka kontratë deri në vitin 2030. Sipas informacioneve, pezullimi mund të zgjasë deri në fund të vitit 2028, duke përfshirë edhe periudhën që ai ka kaluar tashmë jashtë fushave.

Substanca e ndaluar që dyshohet se çoi në dënimin e tij është meldoniumi, një preparat i njohur edhe nga rasti i ish-tenistes Maria Sharapova, e cila u pezullua për dy vite në vitin 2016 pas një testi pozitiv gjatë Australian Open.

Mudryk ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe ka vijuar të stërvitet individualisht, duke shpresuar në rikthimin e tij në fushë. Ndërkohë, klubi dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë bërë komente zyrtare mbi vendimin.

Rasti i tij pritet të rikthejë debatin mbi dënimet për doping në futboll, ndërsa lojtari shpreson në një ulje të pezullimit, ngjashëm me rastin e Paul Pogba, të cilit iu reduktua dënimi nga katër vite në 18 muaj pas apelimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)