Ka makina me vlerë 2,3 milionë euro, ylli i futbollit hidhet në gjyq nga Mercedes për vonesa me këstet
Ish-lojtari i Napolit, aktualisht pjesë e Galatasaray, akuzohet për mospagim të kësteve të leasing për një makinë luksoze, duke krijuar një borxh prej rreth 90 mijë eurosh.
Një futbollist i pakapshëm në fushën e lojës, që vrapon me 100 km/h, por që e merr shumë shtruar kur bëhet fjalë për të paguar këstet. Sulmuesi nigerian Victor Osimhen përballet me probleme ligjore në Itali, pas një padie të ngritur nga konçesionari i Mercedes-Benz. Sipas raportimeve, ish-lojtari i Napolit, aktualisht pjesë e Galatasaray, akuzohet për mospagim të kësteve të leasing për një makinë luksoze, duke krijuar një borxh prej rreth 90 mijë eurosh.
Çështja është depozituar pranë autoriteteve në Milano, ku kompania pretendon se Osimhen jo vetëm nuk ka shlyer një pjesë të konsiderueshme të pagesave për një Mercedes-Benz G-Class, por gjithashtu nuk e ka kthyer automjetin pas përfundimit të kontratës. Akuza që rëndon mbi futbollistin është ajo e përvetësimit të paligjshëm, ndërsa pritet që rasti të shqyrtohet nga drejtësia italiane.
Pavarësisht këtij problemi financiar, Osimhen vazhdon të shfaqë një stil jetese luksoz. Ai është parë së fundmi në Stamboll duke drejtuar një Lamborghini Revuelto, një makinë që kushton mbi 500 mijë euro. Koleksioni i tij i makinave përfshin edhe modele të tjera të njohura me një vlerë totale që shkon në mbi 2,3 milionë euro.
Bëhet fjalë për një Lamborghini Aventador me vlerë një million euro, Lamborghini Urus që kushton 356 mijë euro dhe një Rolls-Royce Cullinan, e cila vlerësohet në 800 mijë euro. Këtyre u shtohet edhe Mercedes-Benz G-Class me vlerë 150 mijë euro. I njohur për shpejtësinë dhe fuqinë në fushë, Osimhen tani duhet të përballet me një sfidë tjetër, atë ligjore. Pas mbrojtësve të Serie A, këtë herë janë gjykatat italiane që do të vendosin ta frenojnë.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Kreu i SPAK Klodjan Braho ka nisur këtë paradite prezantimin e raportit vjetor të institucionit që drejton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai ka falenderuar paraardhësin e tij Altin Dumani në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa ka kërkuar edhe disa ndryshime ligjore.
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
Zgjerohen hetimet për arbitrat në Itali, ku tre emra të rinj janë shtuar në listën e të dyshuarve për mashtrim sportiv, duke e çuar në pesë numrin e personave të identifikuar deri tani.
Një ndeshje për titullin botëror të boksit në Turqi është shndërruar në kaos total, pasi përballja mes një boksieri turk dhe një rusi përfundoi me një sherr masiv në ring.
Përballja Joshua-Prenga do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, më 25 korrik dhe cilësohet nga organizatorët si një nxehmje, para se britaniku të përballet me bashkëkombësin e tij, Tyson Fury në muajin nëntor.
Ylli i Anglisë, Jack Grealish u fotografua në një gjendje të dehur, duke rënë në gjumë të thellë në karrigen e një bari, pasi kishte pirë në një pasdite të shtune me miqtë. Në harkun kohor të 5 viteve, Jack Grealish ka përfunduar nga një yll i Anglisë dhe ‘Qytetarëve’ në të apasionuar pas alkoolit.
Imazhe të pabesueshme në kohën shtesë të ndeshjes Huesca-Zaragoza, ku portieri mysafir Esteban Andranda e rrëzoi kapitenin e ekipit vendas Jorge Pulido me një grusht që do ta bënte xheloz edhe një boksier profesionist.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha ka shijuar fitoren e skuadrës së tij Dinamo i Zagrebit që u shpall kampion i Kroacisë duke marrë titullin e 36-të.
Komente (0)