“Armëpushim për datën 9 maj”, Putin i telefonon Trump: Pranë marrëveshjes për fundin e luftës

Moska ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po rrezikon të nxisë një konflikt bërthamor, sipas Ministrisë së Jashtme ruse kërkesat e Kievit për anëtarësim në NATO dhe për garanci sigurie, përbëjnë rrezik për përshkallëzim.

29.04.2026. 20:23

“Armëpushim për datën 9 maj”, Putin i telefonon Trump: Pranë marrëveshjes për fundin e luftës

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, duke u shprehur i gatshëm për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë më 9 maj. Sipas agjencisë TASS, Putin ka propozuar një armëpushim gjatë festimeve të Ditës së Fitores, ndërsa kjo ide është mbështetur nga Donald Trump.

Këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov deklaroi se Trump ka vlerësuar edhe armëpushimin e shpallur më parë nga Rusia gjatë Pashkëve. “Putin informoi homologun amerikan për gatishmërinë për një armëpushim edhe për festimet e 9 majit dhe Trump e mbështeti aktivisht këtë iniciativë”, tha Ushakov për mediat.

Sipas Kremlinit, biseda mes dy liderëve ka zgjatur mbi një orë e gjysmë dhe është zhvilluar në një frymë “të hapur dhe profesionale”. Gjatë telefonatës, Putin ka theksuar gjithashtu se një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë është “shumë afër”.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta. Moska ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po rrezikon të nxisë një konflikt bërthamor. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se kërkesat e Kievit për anëtarësim në NATO dhe për garanci sigurie përbëjnë rrezik për përshkallëzim.

Sipas saj, Europa Perëndimore mund të jetë viktima e parë e një përshkallëzimi të tillë, ndërsa akuzoi Zelenskyn se “nuk dëshiron paqen”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)