Shifra zyrtare nga Pentagoni: Lufta kundër Iranit ka kushtuar 25 miliardë dollarë deri më tani

Kontrollori i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Jay Hurst gjatë një seance në Kongres, pjesa më e madhe e kësaj shume është shpenzuar për përdorimin e dhjetëra mijëra bombave dhe raketave.

29.04.2026. 18:56

Shifra zyrtare nga Pentagoni: Lufta kundër Iranit ka kushtuar 25 miliardë dollarë deri më tani

Kostoja e operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit ka arritur në 25 miliardë dollarë, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen. Sipas një deklarate të bërë nga kontrollori i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Jay Hurst gjatë një seance në Kongres, pjesa më e madhe e kësaj shume është shpenzuar për përdorimin e dhjetëra mijëra bombave dhe raketave.

Kjo është hera e parë që Pentagoni publikon një vlerësim zyrtar të kostove për operacionin ushtarak të koduar “Epic Fury”. “Pjesa më e madhe e kësaj shume është për municionet, por një pjesë shkon edhe për mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e pajisjeve”, deklaroi Hurst. Ndërkohë, situata politike mbetet e tensionuar. Vijon pritja për rifillimin e negociatave në Pakistan, ndërsa shkëmbimet e ashpra verbale mes Washington-it dhe Teheran-it nuk kanë të ndalur.

Pas deklaratave provokuese të presidentit amerikan Donald Trump, mediat raportojnë se Irani mund të ndërmarrë “veprime ushtarake konkrete dhe të paprecedenta” si përgjigje ndaj bllokadës detare të vendosur nga SHBA ndaj porteve iraniane. Sipas televizionit shtetëror Press TV, duke cituar një burim të lartë sigurie, mungesa e reagimit të deritanishëm nga Irani ka qenë një përpjekje për t’i dhënë një shans diplomacisë. Megjithatë, paralajmërohet se Shtetet e Bashkuara duhet të presin një përgjigje të ndryshme nëse kërkesat iraniane refuzohen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)