Aksident fatal në Fier, humb jetën një 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim.

29.04.2026. 17:50

Aksident fatal në Fier, humb jetën një 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe, si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i saj, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vend. Mjeti, ndërkohë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)