I miturI rrezikon të mbytet, ndërhyn policia me mjet lundrues

Një i mitur ka rrezikuar të mbytet pasi ka rëshqitur nga gurët e skalierës në vendin e quajtur "Vaska e Marinës" në Shëngjin.

29.04.2026. 13:35

I miturI rrezikon të mbytet,  ndërhyn policia me mjet lundrues

Një i mitur ka rrezikuar të mbytet pasi ka rëshqitur nga gurët e skalierës në vendin e quajtur "Vaska e Marinës" në Shëngjin. 

Autoritetet bregdetare ndërhynë menjëherë pas sinjalizimit, duke e shpëtuar të miturin, i cili më pas u dërgua dhe në spital.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e DVKM Durrës, me mjet lundrues, i shkojnë në ndihmë, një të mituri që rrezikoi të mbytej në det.

Menjëherë pas njoftimit se në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar.

16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, i mituri u nxorr me mjet lundrues, në breg, dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjehershme dhe profesionale.

---

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan shtetasit:

-B. V., 61 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, pasi në rrugën “Bajram Tusha”, u kap duke drejtuar autobus, në gjendje të dehur;

-A. K., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur në rrugën “Anasatas Durrsaku”, një automjet, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;

-u kapën shtetasit e shpallur në kërkim, J. Sh., 24 vjeç dhe Gj. P., 25 vjeç, për të cilët, pas konsultimit me prokurorin, u vendos që të procedohen në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:

-vunë në pranga shtetasin E. Ç., 21 vjeç, pasi në vitin 2025, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Fier, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrolleve në furgonin që drejtonte, u gjetën një shumë eurosh, e padeklaruar, si dhe 63 shishe me pije alkoolike, pa fatura origjine. Shuma e eurove dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi largimet nga banesat, të 3 të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, bëjmë me dije se të tre u gjetën, në gjendje të mirë shëndetësore. Të tre deklaruan se ishin larguar nga banesat, me dëshirë. Materialet procedurale për këtë rast, iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)