Të dy me precedentë penalë/ Plagosi 26-vjeçarin, shpallet në kërkim

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar i cili dy ditë më parë pas një konflikti ka plagosur me thikë një tjetër person, të dy të njohur me precedent penal.

29.04.2026. 13:48

Edmond Abazi, i njohur dhe si "Monçja" ka plagosur me thikë Enkel Danon në zonën e njohur si "Plazhi i ri". Abazi më herët rezulton me precedentë për “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Edhe 26-vjeçari Dano rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)