Një miliarder merr përsipër të shpëtojë hipopotamët e Pablo Escobar

Kafshët përbëjnë një problem për ekosistemet locale në Kolumbi. Ata mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit, dëmtojnë bujqësinë dhe konkurrojnë me speciet vendase. Megjithatë, në disa zona janë kthyer edhe në një atraksion turistik.

29.04.2026. 21:22

Një miliarder merr përsipër të shpëtojë hipopotamët e Pablo Escobar

Një propozim i ri mund të ndryshojë fatin e hipopotamëve të lidhur me trashëgiminë e Pablo Escobar në Kolumbi, të cilët rrezikojnë të eliminohen nga autoritetet. Sipas raportimit të CNN, sipërmarrësi indian Anant Ambani, djali i magnatit Mukesh Ambani, ka propozuar transferimin e rreth 80 hipopotamëve në vendlindjen e tij. Të njohur si “hipo-t e kokainës”, ata do të strehohen në një rezervat privat për kafshët e egra.

Kjo nismë vjen pas deklaratave të ministres kolumbiane të Mjedisit, Irene Vélez, e cila kishte paralajmëruar mundësinë e asgjësimit të një pjese të konsiderueshme të këtyre kafshëve. Vendimi ishte marrë pas viteve përpjekjesh për kontrollin e popullsisë përmes sterilizimit dhe zhvendosjeve, masa që kanë rezultuar të kushtueshme dhe joefektive.

Prania e hipopotamëve në Kolumbi daton që nga vitet ’80, kur Pablo Escobar solli katër ekzemplarë në kopshtin zoologjik privat në Hacienda Nápoles. Me kalimin e viteve, numri i tyre është rritur ndjeshëm, duke arritur rreth 170 individë sipas një studimi të vitit 2022.

Sot, këta hipopotamë përbëjnë një problem për ekosistemet lokale: ata mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit, dëmtojnë bujqësinë dhe konkurrojnë me speciet vendase. Megjithatë, në disa zona janë kthyer edhe në një atraksion turistik, duke gjeneruar të ardhura për komunitetet lokale. Propozimi i Anant Ambani synon të shmangë eliminimin e tyre, duke i transferuar në një mjedis më të kontrolluar. Tani mbetet për t’u parë nëse qeveria kolumbiane do ta marrë në konsideratë këtë alternativë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)