Martesa e Paolos dhe Maras, një çifti që u njohën 12 vjet më parë në Antarktidë, ishte tepër e veçantë, pasi ata u rikthyen në kontinentin e ngrirë për të kurorëzuar dashurinë e tyre, këtë herë së bashku me fëmijët në krah.
Ata u takuan në bazën Esperanza, që do të thotë "shpresë", në vitin 2014, kur udhëtuan atje për punë. Në vitin 2017, ata u martuan në mënyrë civile dhe krijuan një familje duke sjellë në jetë djemtë e tyre binjakë.
Por ëndrra e një martese në Antarktidë nuk u shua kurrë. Kur Paolo, një oficer i ushtrisë argjentinase, pranoi kërkesën për të marrë pjesë në një ekspeditë në Antarktidë, ata vendosën ta bënin atë realitet.
Çdo gjë në lidhje me dasmën ishte e vështirë dhe varej plotësisht nga kushtet e motit që në Antarktidë është ekstrem në shumicën e kohës. Aq ekstrem sa edhe priftit iu desh të mbërrinte me anije akullthyese për të drejtuar ceremoninë martesore dhe për tu dhënë bekimin. Në fund, ata ia dolën mbanë me ndihmën e stafit të bazës.
“Stafi i kuzhinës është i mrekullueshëm. Na bënë një tortë dasme me tre kate. Gjithashtu ngritëm një dolli me ata që mundën të merrnin pjesë në dasmë, sepse pjesa tjetër ishte e zënë duke e furnizuar bazën”, tha Paolo.
"Muaji i mjaltit" për çiftin dhe fëmijët e tyre do të jetë në bazën Esperanza deri në dhjetor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)