Lufta në Iran, Zelensky gati të ofrojë asistencën e tij

Presidenti ukrainas, Zelensky ka ofruar ndihmën e tij për vendet aleate në Gjirin Persik, për t’u përballur me dronët iranianë.

Burimi: BBC

05.03.2026. 07:24

Lufta në Iran, Zelensky gati të ofrojë asistencën e tij

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme për të dërguar ekspertë në Gjirin Persik për të ndihmuar aleatët të mbrojnë vendet e tyre kundër dronëve dhe raketave iraniane.

Ai tha se kishte folur me homologët e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Jordani dhe Bahrein, me të cilët diskutoi për aftësitë ukrainase për t’u përballur me dronët iranianë, tashmë që një luftë të tillë, Ukraina po e zhvillon prej 4 vitesh.

Zelensky bisedoi gjithashtu me ministrat dhe komandantët dhe iu kërkoi atyre që të gjejnë mundësitë për të ndihmuar aleatët, pa dobësuar mbrojtjen e vetë Ukrainës.

"Ukraina mund të ndihmojë në mbrojtjen e jetëve dhe në stabilizimin e situatës. Ushtria jonë zotëron aftësitë e nevojshme. Ekspertët ukrainas do të punojnë në terren dhe ekipet tashmë po e koordinojnë këtë. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në mbrojtjen e jetëve, të mbrojmë civilët dhe të mbështesim përpjekjet e vërteta për të stabilizuar situatën dhe për të rivendosur lëvizjen e sigurt në rajon”, shkruan Zelensky në X.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)