Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar nga autoritetet doganore kosovare në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi 4 shtetas rumunë tentuan të hynin në Kosovë pa i deklaruar ato.
Sipas burimeve policore, një automjet tip BMW me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Ioan Budurlean dhe me tre pasagjerë të tjerë në bord, është ndaluar për një kontroll rutinë nga policia kufitare. Fillimisht, personat në automjet kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.
Megjithatë, për shkak të dyshimeve, mjeti është dërguar për një kontroll më të detajuar.
Gjatë këtij procesi, në disa pjesë të ndryshme të automjetit janë zbuluar shuma parash të fshehura në mënyrë të kamufluar, të identifikuara me ndihmën e pajisjeve të posaçme të kontrollit.
Sipas autoriteteve, janë sekuestruar gjithsej 122,600 euro dhe 4,187 lei rumune. Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka nisur procedurat për kundërvajtje doganore.
Shuma e parave i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejshme, ndërsa katër shtetasit rumunë janë shoqëruar në komisariat. Autoritetet pritet të vendosin në vijim për masat ligjore që do të ndërmerren ndaj tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)