Shqipëria ka humbur tre vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Një vit më parë ishte në vendin e 80-të duke u renditur këtë vit në vendin e 83.
"Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar", thuhet në njoftim.
Pavarësisht përparimit të shënuar, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk qëndron më së miri sa i përket lirisë së shtypit. Mali i Zi renditet në vendin e 41-të (nga 37 sa ishte vitin e kaluar) në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Maqedonia e Veriut u radhit në vendin e 45-të dhe ka shënuar rënie pasi vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të. Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 90-të, vitin e kaluar ishte në pozitën e 86-të dhe Serbia më së keqi, duke u radhitur e 104-ta kur vitin e kaluar ishte në vendin e 96-të. Kosova renditet e 84-ta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)