Komisioni Evropian ka lançuar një kornizë të përkohshme të re mbi ndihmën shtetërore për të mbështetur sektorët e prekur nga kriza e Lindjes së Mesme. Sipas planit, qeveritë do të jenë në gjendje të mbulojnë deri në 70% të kostove shtesë që lidhen me rritjen e çmimeve të energjisë, karburantit dhe plehrave.
Mekanizmi që do të qëndrojë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, mbulon bujqësinë, peshkimin, transportin dhe industritë me konsum të lartë të energjisë dhe gjithashtu parashikon një procedurë të përshpejtuar miratimi për ndihmën kombëtare.
Ai gjithashtu parashikon mundësinë e rritjes së ndihmës për koston e energjisë elektrike deri në 70% dhe, rast pas rasti dhe ndërhyrje në çmimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike.
Kostoja e krizës për Bashkimin Europian ka qenë e lartë, pasi në vetëm 60 ditë konflikti në Lindjen e Mesme, shpenzimet për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro.
“Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Rruga përpara është e qartë, duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme”, deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në seancën plenare.
"Ne të gjithë përballemi me një realitet të ashpër: pasojat e këtij konflikti mund të ndihen për muaj ose edhe vite", theksoi ajo.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)