Jerome Powell ka dhënë dorëheqjen si shef i Rezervës Federale të SHBA, por do të mbetet në bordin e saj. Në mbledhjen e fudit të saj si shef, Banka Federale vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit në intervalin 3.5-3.75 për qind.
Powell vuri në dukje se vendimi i tij vjen nga një "seri sulmesh ligjore" me të cilat përballet Rezerva Federale, duke shtuar: "Shqetësohem se këto sulme po e godasin institucionin dhe po e vënë në rrezik atë që ka vërtet rëndësi për publikun", të cilën tha se është "aftësia për të kryer politikë monetare" pa ndërhyrje politike.
"Do të largohem kur të mendoj se është e përshtatshme ta bëj këtë", tha Powell, duke shtuar se më parë kishte sinjalizuar se nuk do të largohej nga Rezerva Federale derisa një hetim mbi projektin e saj të rinovimit të "mbaronte plotësisht dhe unë e mbështes këtë".
Ai tha se është "kaq e rëndësishme për ekonominë tonë, për njerëzit që i shërbejmë" që banka qendrore të veprojë "pa ndikim politik" dhe se kritikat me të cilat u përball Rezerva Federale gjatë vitit të kaluar nga administrata Trump janë "të paprecedentë në historinë tonë 113-vjeçare".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)