Shisnin fenelina dhe pajisje policie, në pranga dy kontrabandistët

Policia e Tiranës ka zbuluar dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera që përdor policia, në kundërshtim me ligjin.

30.04.2026. 10:09

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, në pranga dy kontrabandistët

Policia e Tiranës ka zbuluar dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera që përdor policia, në kundërshtim me ligjin. 

Gjatë kontrollit në dyqanet e tyre, në rrugën “Konferenca e Pezës”, policia ka gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat ata nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.   
NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni i koduar “Signals”.         

Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.     

Vihen në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre.        

Sekuestrohen dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.  

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)