Gara për kreun e PD, një mjeke sfidon Sali Berishën, Salianjit dhe Balliut iu mbyllet dera
Mjekja Mereme Sela do të sfidojë Sali Berishën në garën për kryetar të Partisë Demokratike, pasi zyrtarisht ka dorëzuar dokumentacionin e kandidimit në selinë blu. Dera e selisë blu i është mbyllur përfaqësuesve të Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut, por të dy do të dorëzojnë aplikimin me postë.
Sali Berisha ka njohur rivalin e parë në garën kryetarin e Partisë Demokratike. Mjekja Mereme Sela do të sfidojë ‘Doktorin’, pasi zyrtarisht ka dorëzuar dokumentacionin e kandidimit në selinë blu.
Sela, e cila është mjeke epidemiologe në QSUT, foli për mediat pas dorëzimit të kandidaturës, duke deklaruar se ka cilësitë e duhura për të drejtuar demokratët.
“Jam një nga personat me backround-in e duhur për të garuar për kreun e PD-së. Pse kam marrë 43 vota në primare? Kam qenë e vetmja që kam thënë të grupi që të mblidhemi para anëtarësisë dhe të prezantojmë programin, një gjë e tillë nuk është bërë. I kam lexuar kriteret dhe i plotësoj.Kam shumë respekt për doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam, nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”, deklaroi ajo.
Teksa orari zyrtar përfundon në orën 12:00, ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe aktivistes opozitare Alesia Balliu, dy figura që kanë pasur përplasje me kupolën drejtuese të Partisë Demokratike në vitin e fundit dhe kanë shprehur interes për kandidimin, u është mbyllur dera e selisë blu.
Përfaqësuesit ligjorë të Salianjit dhe Balliut janë paraqitur fizikisht në ambientet e PD por nuk janë lejuar të dorëzojnë aplikimin. Të dy kanë bërë sakaq me dije se do të dorëzojnë dokumentacionin përmes postës dhe rrugëve elektronike.
Për më tepër, Alesia Balliu reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke e cilësuar Sali Berishën si frikacak dhe me ironi thotë se një burrë veriu po koritet në moshën e tij më të keqe.
“Berishë Frikacaku! Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë. Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese. Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë. Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme. Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh por ti zgjodhe moshën më të keqe. PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha”, shprehet Balliu.
Sakaq aktivistes që jeton e vepron në SHBA, Evi Kokalari nuk i është pranuar kandidimi me zarf dhe pritet ta dorëzojë atë me postë dhe përmes e-mailit, siç ajo vetë bën me dije përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“Në orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, me tekst dhe email përpara afatit të skadencës. Clowns!!!”, shkruan Kokalari.
Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.
Ndërkohë për garën e 23 majit, Partia Demokratike, 24 orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimit, nxori një udhëzim, ku nënvizohet se ju ndalohet kandidimi personave të dënuar me vendim të formës së prerë. Kjo pikë në udhëzim duket se i mbyll përfundimisht derën e PD, Ervin Salianjit, i cili qëndroi një vit pas hekurave në burgun e Fierit pas dënimit për çështjen “Babale”.
Sipas udhëzimit, kandidatët në garë duhet të jenë anëtar të Partisë Demokratike, figura me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10-vjeçar në Partinë Demokratike.
Gjithashtu nënvizohet se një kandidat duhet ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike, por edhe të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Një ndër ata që që përjashtohet sipas Nokës është ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin me ironi e quajti “Gysi”, si referencë për biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Madje Noka shkoi edhe më tej duke aluduar se Salianji është administratori i bizneseve që zotëron Agasi.
Tirana do të jetë pjesë e turit të koncerteve të Kanye West dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. "11 korrik në Tiranë", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale me një foto të posterit të turit të artistit.
Në të njëjtën ditë ku dhe u publikua raporti i Indeksit të Lirisë së Medias kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia për Media dhe Informim është vlerësuar pozitivisht nga raporti i Sigma-OECD.
Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet të prostitucionit dhe drogës, duke vënë në pranga katër vajza nga Kolumbia, si dhe është shpallur në kërkim organizatori.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është paraqitur këtë mesditë në SPAK i thirrur në cilësinë e kallëzuesit për dosjen "Partizani". Ai tha se i qëndron tërësisht atij kallëzimi.
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në shtrenjtimin e kostove për bizneset, të cilat kanë kërkuar mbështetje nga qeveria, ose do të rrisin çmimet e produkteve.
Policia e Tiranës vijon goditjen e paligjshmërisë së lojërave të fatit teksa është arrestuar pronari i një lokali dhe në hetim punonjësi i një lokali tjetër.
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe rolin e së djathtës në një rend ndërkombëtar në ndryshim.
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e Onkologjikut, ku mjekët e hetuar, përfshi dhe ish zv. drejtoreshën e QSUT-së akuzohen për shpërdorim detyre.
Komente (0)