Policia e Tiranës vijon goditjen e paligjshmërisë së lojërave të fatit teksa është arrestuar pronari i një lokali dhe në hetim punonjësi i një lokali tjetër.
Në këtëo lokale vendosishin baste sportive në mënyrë të paligjshme, thtoë policia teksa janë sekusetruar edhe pajisjet.
NJOFTIMI I PLOTE
Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.
Vihet në pranga 1 shtetas (pronari i njërit lokal), procedohet penalisht 1 shtetas (punonjës i lokalit tjetër).
Sekuestrohen pajisjet elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale viheshin baste sportive nëpërmjet kompjuterave dhe celularëve.
Për këto raste:
-u arrestua shtetasi E. Gj., 28 vjeç, pasi në lokalin e tij, në rrugën “Frederik Shiroka”, u gjet kompjuter në të cilin ishin instaluar programe për lojëra fati;
-u procedua penalisht shtetasi B. K., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin ku ai punonte, iu gjetën në celular, aplikacione për baste sportive.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)