"Streha", godina 3 katëshe për prostitucion, arrestohen kolumbianet

Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet të prostitucionit dhe drogës, duke vënë në pranga katër vajza nga Kolumbia, si dhe është shpallur në kërkim organizatori.

30.04.2026. 12:47

"Streha", godina 3 katëshe për prostitucion, arrestohen kolumbianet

Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet të prostitucionit dhe drogës, duke vënë në pranga katër vajza nga Kolumbia, si dhe është shpallur në kërkim organizatori.

Prej kohësh objekti 3-katësh ishte në vëzhgim nga efektivët, dhe nga hetimet rezulton se vajzat ushtronin prostitucion, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

NJOFTIMI I PLOTE 

Finalizohet operacioni i koduar “Streha”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur nga Policia e Elbasanit, në mbikëqyrjen e Prokurorisë së Elbasanit.

Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen "Visarjon Xhuvani", ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori.

Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.

Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen "Visarjon Xhuvani", në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”.

Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe.

Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)