Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar dhe ndeshjen e parë miqësore që Kombëtarja do të luajë në muajin qershor përpara nisjes së Botërorit të Futbollit.
Kështu, më 3 qershor Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kenë një përballje me ekipin e Izraelit.
Ndeshja do të luhet në Air Albania në orën 20:00.
Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.
Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)